Për Nevzat Bejtën qytetarët e Gostivarit janë “Mangupa”


nevzatbejta-24karat
Kategoria: Lajme

Postuar më: Sat, May 2, 2015





RDK Dega Gostivar reagon ashpër ndaj fjalëve ofenduese në bisedën e zhvilluar në mes Ali Ahmetit dhe Nevzat Bejtës në të cilën qytetarët e Gostivarit etiketohen me fjalën “Mangupa” në transkriptën e publikuar nga opozita maqedonase.Siç duket shqiptarët e Maqedonisë nuk ofendohen vetëm nga Jankukovska, Miles dhe të tjerrit por ofendohen nga dega shqiptare e Vmro-së me seli në Reçicë – BDI edhe atë duke i quajtur Gostivarasit ‘’Mangupa’’.

RDK Dega Gostivar reagon ashpër ndaj këtij ofendimi ndaj shqiptarëve në Gostivar të cilët në vitin 2012 dolën në protestë për parandalim të dhunës së policisë ndaj qytetarëve dhe zbardhjes së rastit si dhe gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Ofendimi i kryetarit të tanishëm jolegjitim i Komunës së Gostivarit i cili protestuesit shqipëtar i quan të “gjithë janë Mangupa” është pasqyrë se pse ky është jolegjitim dhe është i vetmi kryetar i cili nuk është i përzgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve. Ky ofendim “mangupa” tregon se kryetarit jolegjitim nuk i intereson as komuna e as qytetarët, por vetëm hajnia dhe raportimi për ndodhitë në Gostivar. Siç duket N.B i ka ngelur ‘’Tabiat’’ të raportoj për situatat në të kaluarën për Gostivarin, ai  tani më e ka kaluar atë fazë dhe tash atij nuk i ka ngelur azgjë tjetër përveç ofendimeve.  Në protestën e vitit 2012, morrën pjesë dhe mbajtën fjalim drejtorë të tanishëm të institucioneve në Gostivar që janë kuadër i BDI-së. Kryetari jolegjitim i Komunës së Gostivarit nuk kursen as edhe anëtarët e vet të cilët gjithashtu i quan “mangupa”.

RDK Dega Gostivar njofton opinionin se drejtorët në periudhën 2009-2013 kur udhëhiqej Komuna e Gostivarit nga prof. Dr Rufi Osmani, nuk ishin organizator të protestës por ata mbështesnin këtë protestë gjithë qytetare për parandalim të dhunës policore dhe dënimin e personit për atë akt trishtues për të gjithë qytetarët.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net